Ish-ambasadori mesazh politikës nga Holanda: Ju lutem punoni për shqiptarët

Ish-ambasadori i OSBE në Shqipëri, politikani holandez Robert Bosch ka folur pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla. Ai iu referua situatës në Shqipëri dhe protestat, për të cilat tha se krijojnë një imazh të keq për vendin. Ai i bëri apel politikanëve shqiptarë të punojnë për popullin.

“Ka dicka që dua t’ia them të gjithë politikanëve apo liderëve shqiptarë. Ju lutem, punoni për Shqipërinë, jo për veten tuaj. Mos punoni për partinë tuaj, por punoni për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kujdesuni për vendin dhe jo për veten tuaj apo për interesat e partisë suaj. Vetëm nëse partia ka qëllim interesat e popullit ecni përpara në integrimin evropian. Kjo bëhet duke punuar së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit”, tha ndër të tjera Bosch, një politikan me influencë në Holandë dhe kryetar i shoqatës shqiptaro-holandeze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?