Ish-burri e djali akuzohen se i vranë vajzën, kushërira tregon se si është gjendja e nënës së Eglantina Bucit: Mos qoftë kush si ajo

“Mos qoftë nënë si ajo, sepse ka bërë një jetë të zymtë. E kam takuar. Ajo është e djegur si nënë”. Kështu deklaron kushërira e nënës biologjike të Eglantina Bucit, vajza e cila u vra dhe më pas u gropos në Malin me Gropa, krim për të cilin akuzohet babai dhe vëllai i saj.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ ajo tha se kushërira e saj është e shokuar për të vërtetën që ka dalë në dritë, pasi e dinte se vajza ishte e zhdukur.

“Është e mërzitur dhe e tronditur shumë. Pasi ajo e dinte se vajza ishte e zhdukur.”, tha kushërira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ajo shtoi detaje të reja tronditëse si nëna biologjike është përzënë nga familja dhe është ndarë nga fëmijët e saj. sipas saj, nëna nuk mori pjesë as në ceremoninë mortore të djalit të saj. “Varrin e djalit e ajo e mësoi më vonë. Se lanë në varrim”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?