Ish-deputetes së PD i marrin punën: Flm o Lideri im që më dole trim
Ish-deputetja e PD-së, Arbjola Halimi, i është rikthyer çështjes së saj për mosvijimin e punës si Pedagoge. Halimi nuk u bë pjesë e listave të zgjedhjeve të 25 qershorit, dhe në shtator të 2017 ajo ju drejtua Rektorit të Universitetit të Elbasanit, për rikthim në vendin e mëparshëm të punës, si Pedagoge.
Sot ajo shkruan se ky vend pune është shpallur i lirë, kur ajo duhesh të ishte rikthyer. ”Absurdi. Shpall vend të lirë punë në vendin ku duhet të kthehesha unë.! Zgjohu o milet kam qënë a s’kam qënë deputet”,-shkruan sot ish-deputetja.
Shqetësimi i saj është se këtë betejë e bën për të mos tu dorëzur, edhe pse është e mbrojtur me ligj të veçantë. ”Gjithsesi nuk dorëzohem. Nuk është më garë për vendin e punës (të cilin ma ka neveritur), por se po u dorëzova unë, e mbrojtur me ligj të veçantë, me status të veçantë, çfarë i bie të bëhet me njeriun e thjeshtë”?!
Më tej ajo me ironi i drejtohet edhe kreut Basha. ”Flm o Lideri im që më dole gjithë ky trim. Heshtja jote kumbon edhe aty në mërgim”.
KOHA JONË SONDAZH

