Ish-deputeti Alqi Bllako u kthye në burg, flet avokati i tij: Gjykata si ajo fabula popullore “hip se të vrava, zbrit se të vrava”!

Pasi ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u kthye në burg për çështjen e inceneratorëve, avokati i tij, Sokol Azizaj, në një komunikim për mediat tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore “ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava”, për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?