Ish-deputeti Boçi: Më kërcënoi me jetë Fredi Nushi

Ish-deputeti i PD, për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi është përfshirë në një incident me policinë, e cila e ka shoqëruar dhe më pas e ka lënë të lirë. Përplasja ka ndodhur para vizitës së kryeministrit Rama në Cërrik, ku Boçi bashkë me disa simpatizantë të PD e pritën me protesta. Për ”Ora News”, Boçi tha se ka pasur edhe një përplasje fizike me nëndrejtorin Fredi Nushi, personazhin e përgjimeve të prokurorisë. Ai tha se Nushi e ka kërcënuar me jetë, ndërsa theksoi se tensioni është nxitur nga policia me urdhër politik.

Deklarata e Luçiano Boçit

Po ka pasur një përpjekje për të më ndaluar në një përplasje fizike me nëndrejtorin e ri të policisë së Elbasanit, Fredi Nushi, personazhi i përgjimeve të prokurorisë, i cili paguan dëshmitarë të rremë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky njeri ka zbritur nga makina e tij dhe me një situatë të qetë, ku njerëzit ishin vendosur në anë të rrugës ka ndërhyrë brutalisht dhe ka tentuar të kapë me forcë njerëzit që ishin vendosur në anë të rrugës. Protesta nuk kishte nisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përplasja ka filluar edhe me mua në mënyrë fizike dhe madje ka arritur në intonacionet e kërcënimit për jetën edhe për mua edhe për njerëzit e tjerë. Ishte i shfazuar në funksionin e tij. Kjo ka sjellë edhe një iritim të situatës edhe nga protestuesit.

Dhuna ka vazhduar pas urdhrit që kanë marrë forcat policore për ndalimin tim nga Fred Nushi. Përplasja ka vijuar, janë goditur edhe drejtues të PD, janë goditur kryetari i PD, ish-kryetari i komunës, qytetarë të thjeshtë me urdhrin politik të Fred Nushit, i cili deklaroi se unë marr vetëm urdhra politike.

Nuk jemi përplasur me eskortën e kryeministrit. Eskorta ka ardhur pas 45 minutash. Njerëzit po prisnin, po shprehnin dufin. Policia ka provokuar dhe ka tensionuar situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?