Ish-deputeti demokrat: I papërgjegjshëm dhe arrogant! Rama duhet të japë llogari për lekët
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i thotë kryeministrit Edi Rama që në vend që t’u kërkojë llogari qytetarëve se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet, duhet të japë shpjegime, sipas tij për paratë që ka shpërdoruar këto 7 vjet qeverisje.
“Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen!
Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës! Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit” shkruan ai.