Ish-deputeti demokrat uron shqiptarët për Vitin e Ri

Ish-deputeti dhe një prej ikonave ekonomike të selisë blu, Gjok Uldedaj, ka postuar në facebook urimin e tij për shqiptarët: “Gëzuar 2020, të dashur bashkëatdhetar kudo ku ndodheni, mbarësi dhe gjithë të mirat në familjet Tuaja.
Po lëmë pas një vit problematik, për shqiptarët dhe prespektivën Europiane. Një vit i vështirë, që u vështirësua edhe më shumë nga politika dhe natyra.
Zotit dhe natyrës ja falim, por njerzve të politikës Jo. Sa më vonë të sjedhin ndryshimin që pret populi, aq më i madh idhënimi dhe pasojat mbarë kombëtare.”- shkruan Uldedaj që mbetet një nga pedagogët më të mirë të sistemit arsimor shqiptar, por dhe një politikan korrekt.

Në foto: Familja Uldedaj

SHKARKO APP