Ish-deputeti Dogjani për skandalin në SHISH: Pse Hyseni vizitën e parë e ka bërë në Beograd?
Ish-deputet i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani i bën thirrje SPAK-ut të hetojë thellë mbi çështjen e SHISH-it, pasi sipas tij nuk dihet çfarë mund të jetë bërë me Shërbimin Informativ. Nga ana tjetër, ai pyet pse Vlora Hyseni vizitën e parë e ka bërë në Beograd.
“Nga informacionet e medias, vizitën e parë e ka bërë në Beograd. Duhet parë atëherë si është emëruar kjo? A është emëruar në përputhje me ligjin. Edhe një punonjës i thjeshtë i SHISH-it futet në sitë.
Pse e ka bërë vizitën e parë në Beograd pasi është emëruar këtu? Cila është arsyeja që Edi Rama zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it? SPAK-u sot, pavarësisht rezervave të mia që kam ndaj tij, duhet të bëjë një hetim të thellë sepse nuk e dimë sa është cenuar siguria kombëtare”, thotë Dogjani.

