Ish-deputeti doktor i PS: Me koronavirusin po bëhet eksperiment social me ne

Ish-deputet i PS në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, Eduard Bejko mendon se koronavirusi është një inskenim që po synon ta përdorë njerëzimin si kavje eskperimentale.

Bejko me profesion doktor, aktualisht drejtor i Spitalit të Beratit ka shkuar në rrjetet sociale se koronavirusi është një artikulim që do humbasë, por do të përdoret për të justifikuar stuhitë e programuara.

Ai thotë se shifrat e rasteve të vdekura janë në raport me popullsinë e çdo vendi dhe këtu nuk bëhet diferencë nga vënia në praktikë e masave të distancimit social.

“Përshëndetje miqtë e mi..! Kam formatuar një mendim personal që: Dominanca e një rendi të ri botëror për të kontrolluar krijesën humane po bëhet reale më shumë se kurrë..Pandemia do të mbetet një term i harruar përballë asaj që është inskenuar për t’u luajtur më pas.

Shifrat nuk justifikojnë këtë pompim situate pavarësisht lancimeve mediatiko mortore pasi vdekjet janë brenda kornizave normale të çdo shteti ne raporti me popullsinë përkatëse ( si për ata me masa drastike dhe për ata me masa të moderuara)..

Druaj se njerëzimi thjesht po përdoret si nje kavje eksperimentale qe ka gjasa te rezultojë në një kontroll burgimi mendor, fizik dhe shpirteror..

Corona virusi?? Ehhh….nje artikulim qe do humbase shpejt por edhe qe do sherbeje si nje justifikator përballë “stuhive te tjera tashme te programuara” qe do perjetoje njeriu ne planetin tone..
Qofsha i gabuar..gjithsesi nje mendim i ndare me ju ishte.. Do rrojmë dhe te shohim…!! Kalofshi sa më lehtshëm ne këto kohë te turbullta..!!!!”, shkruan Bejko.

SHKARKO APP