Ish-deputeti i kthehet Ramës: More një vend që i ishin liberalizuar vizat, tani hesht si i pacipë

Vendimi i parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë ka shkaktuar mjaft reagime brenda politikës dhe opinionit publik.

Reagimi më i fundit vjen nga ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, ky nuk ishte një vendim surprizë pasi kjo gjë ishte paralajmëruar disa herë në dy vitet e fundit.

Sipas Spahisë, fajtori kryesor i gjithë kësaj është kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Bardh Spahisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

EDI RAMA IA DEL TE RRENOJE ARRITJEN E LIBERALIZIMIT TE VIZAVE
9 parti parlamentare ne Parlamentin e Hollandes imponuan sot voten pro kthimit te vizave per shqiptaret! Tashme Parlamenti i Hollandes ka detyrimin t’i kerkoje zyrtarisht Komisionit Europian te frenoje ne menyre emergjente pezullimin e levizjes pa viza per qytetaret e Shqiperise. Nje lajm i zi per qytetaret e nje vendi qe tashme po largohen ne mase per shkak te rregjimit diktatorial te Edi Rames, kryeministrit me te paafte e me te papergjeshem ne historine e Shqiptaret. Nuk ishte surprize vendimi i Hollandes pasi ishte paralajmeruar sistematikisht 2 vitet e fundit, por kryeministrit thjesht nuk iu be vone per te bere detyren e vet. Natyrisht Hollanda eshte vetem nje nga 28 vendet e BE, por vendimi i jep se pari nje goditje te forte aspirates per hapjen e negociatave. Kjo eshte “arritja” e Edi Rames qe tani hesht pacipesisht, ndersa ne 2013 mori nje vend, te cilit i ishin liberalizuar vizat qe ne dhjetor 2010! Ky kryeminister po na kthen rrezikshem prapa si vend! Largimi i tij eshte emergjence kombetare. #RamaShporru!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?