Ish-deputeti i PD: Rama kërkon të ulë numrin e bashkive në 34
Sekretari për pushtetin vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko thotë se kryeministri Edi Rama kërkon që në Shqipëri të kemi 34 bashki. Për të kjo u lexua nga takimi i fundit i Ramës me kryebashkiakët e vendit.
”Takimin që bëri Rama me krerët bashkive, e lexova si një mesazh që Rama e ka marrë vendimin. I nxori të falimentuara sa këto do i nxjerrim skarco dhe do i reduktojë, me idenë që nuk funksionojnë, se nuk sigurojnë të ardhura. Rama thotë se kanë humbur qëllimin që janë krijuar se pushteti vendor është krijuar për vetëqeverisje. 4 vite ishin të mjaftueshme ti orientonte. Iu thotë borxhet që keni akumuluar, tregojnë qëllimin e Ramës për të marrë pushtet nga qeveria lokale, jo tek të gjitha bashkitë. Rama kërkon ti zhdukë. Zgjidhja do e bëjë edhe më keq gjendjen”.
Brenda muajit korrik Partia Demokratike do të propozojë një draft paraprak për Reformën Territoriale, i cili do të hartohet pas konsultimeve me ekspertët dhe me qytetarët. Partia Demokratike kërkon rritjen e numrit të bashkive.