Ish-deputeti i PD-së në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe aktualisht sekretar i PD-së në Peqin, Ali Ethem  Gripshi, është shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

60- vjeçari është shpallur në kërkim nga policia pas konstatimit se kishte kryer një ndërhyrje në sahat për të vjedhur energjinë elektrike. Gripshi pritej që të shpallej “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Peqinit.

Sekretari i PD-së do të nderohej me këtë titulli nderi, pas katër ditësh.

SHKARKO APP