Ish-deputeti i PD-së: Policia më dhunoi djalin

Nuk ka zgjatur shumë shoqërimi i kreut të PD-së Luan Baçi, i cili la drejtorinë e policisë së Tiranës. Siç denoncoi ai, djalin Bruno Baçin përveç se policia e ka goditur, ndodhet ende në polici ku po merret në pyetje.

”Sot mund të jenë shoqëruar 100 persona në Fier për ti penguar në protestë. Por pas mbarimit të protestës më kanë ardhur shumë telefonata. Dëgjoja zhurmë dhe reprezalje. Pashë djalin e goditur. Unë hipa në makinë për të shoqëruar djalin, më ndaluan dhe mua. Marrin urdhra politikë. Frika i ka hyrë në palcë dhe mendon se me terror ndaj qytetarëve do të na frikësojë. Më shumë po e shton inatin. Nga Fieri do ti ketë të përditshëm në protestë. Në Fier është shpallur person i padëshiruar”.

Baçi sqaroi edhe pozicionin e tij. “Jam nën hetim, më nxorën në gjendje të lirë. Po pres për protestuesit e tjerë të shoqëruar, të paktën ato nga Fieri për të cilët mbaj pëërgjegjësi që kanë ardhur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?