Ish-deputeti i PD-së:Berisha i bëri me euro,lanë gratë e morën dashnore.Nuk e rruajnë më për PD-në!

 

Një deklaratë e forte e ish-deputetit dhe themeluesit të PD-së,sot kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje Myslim Murrizi  ka ardhur sot për disa nga drejtuesit e PD­-së. Duke folur për mediat ai thotë se ata që drejtojnë tani PD­-në, i ka bërë me lekë Berisha.

Pasi u bënë me lekë, ai thotë se ata lanë gratë dhe gjetën dashnore. Sipas Myslim Murrizit, nuk mund të drejtojnë partinë dhe të bëjnë analiza këta persona.

“Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe. Ata që gjoja marrin vendime sot, nuk i lidh gjë me PD-­në. Pjesa dërmuese nuk dinë si kërkohet vota. Unë kam qenë deputet në vitin 1997, dhe 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që bëjnë sot bërr-­bërr kanë qenë të gjithë refugjatë. Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua se bëjnë Opozitë. Këta i mori në qafë Berisha, se i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore. Nuk e keni dëgjuar ju se disa sa u bënë ministra, lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat,” – tha Murrizi.

Gjendja e PD-së është katastrofale thotë ai duke nënvizuar se duhet tjetër shpirt opozitari në selinë blu. Në PD shumica e drejtuesve nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Ata nuk bëjnë një protestë të fortë.Një pjesë e ish-ministrave dhe ish-drejtuesve shikojnë sa herë kalon ndonjë makinë policie me sirena se mos kanë ardhur për t'i arrestuar sepse kanë bërë shumë gjynahe e kanë vjedhur. Ata braktisën demokratët, ata janë për ti marrë me dru se nuk janë për PD-në.

Nuk bëhet PD-ja me të tillë drejtues, të cilët e kanë  mendjen e sytë sa tek kembët e ndonje gazetareje apo te simpatizantëve bukuroshe të selisë blu. E kanë mendjen se ku do ta hanë drekën apo darkën e jo se si të korigjojnë qeverinë e Ramës. Në PD përveç Bashës, Berishës, Topallit, Patozit, Palokës, Nokës e ndonjë tjetri të gjithë duhen fut në akull që të kthjellohen. Disa duhen arrestuar se janë të krimbur nga eurot.

Opozita kërkon të rrish pa bukë e pa gjumë duke takuar njërëzit. Opozita është frymë, shpirt, projekt e forcë. Një pjesë e kupolës  dhe e Keshillit Kombëtar e kanë mendjen tek dashnoret e jo tek demokratët. Për këta që janë sot në PD e në opozitë, Edi Rama rri 8 apo 12 vjet në pushtet.

SHKARKO APP