Ish-deputeti i PS: Demokratët nuk mund të votonin Metën në zgjedhjet e 11 Majit

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, analizoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit. për të rezultati u ndikua nga opozita dhe Sali Berisha, të cilët vunë në zbatim një taktikë të dobët në këto zgjedhje. Nga ana tjetër, Koçi nënvizon se në këto zgjedhje demokratët nuk mund të votonin Metën.

”Ky rezultat është meritë e PS-së, por masa është meritë e opozitës, sidomos Sali Berishës. Mjafton të bëjmë krahasimin me 2021-shin, me LSI-në brenda, PD-ja ka paguar kosto, sepse demokratët nuk mund të votonin për Ilir Metën. Brenda është dhe kriza dhe problematikat personale të Berishës. Duke shtuar dhe sherifin nga Amerika, i cili nuk i shtoi asgjë, por i hoqi vota PD-së.

Të gjitha këto, e çuan rezultatin në këto numra, sepse kodi bën llogari relative. Po të shikosh votat tona, pavarësisht se kësaj radhe ishte në lojë dhe vota e Diasporës, ne jemi aty-aty me 2021-shin. Ajo që ka rënë është PD-ja. Është gremisur. Ishte një votë proteste. Mospjesëmarrja ishte një lloj vote kundër Berishës si person që çoi në këtë deregje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?