Ish-deputeti: Ja faktet që Edveri ka ngritur regjim diktatorial
Nga Klevis Balliu
JA FAKTET QË EDVERI KA NGRITUR REGJIM DIKTATORIAL
Në çdo vend ndodh që opozita nuk njeh në raste specifike vendime të institucioneve të ndryshme, por kjo ndodh vetëm kur i sheh ato të kapura nga qeveria.
Por kurrë nuk ka ndodhur, në asnjë vend të botës, që qeveria mos të njohë institucionet e shtetit.
Rama nuk njeh vendimet e Presidentit dhe tani nuk njeh as vendimet e gjykatave.
Për të gjithë ata që flasin për zgjidhje të ngërçit brenda këtyre institucioneve kam një pyetje.
Si mund të zgjidhet ngërçi kur vetë qeveria snjeh vendimet e gjykatave?
Nuk mundet dhe kaq.
Sepse sot ska institucione, ska qeveri, ne praktikisht sot sjemi as shtet.
Jemi thjesht një zonë e drogës, ku krimi lulzon ndërkohë që qytetarët helmohen me ushqime të skaduara dhe vuajnë nga varfëria ekstreme. E kjo për shkak te taksave te qeverisë që rriten çdo ditë si pasojë e vjedhjes masive që vetë qeveria bën çdo ditë.
Ka vetëm një zgjidhje.
LARGIMI I EDVER RAMËS
KOHA JONË SONDAZH

