Ish-deputeti Klevis Balliu: Jo vetëm që do të hyjmë në zgjedhje, por do t’i masakrojmë!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se hyrja në zgjedhje është e sigurt, sa është e sigurt dhe fitorja.
“Ne jo vetëm do të hyjmë në zgjedhje, por do t’i masakrojmë këta në zgjedhje se nuk ka sot një qytetar të ndershëm, nuk ka sot një qytetar normal që të votojë një mostër politike si Erion Veliaj, një kandidat të Ndraghetës, përballë Belind Këlliçit, një djalë i ri, i cili ka një vizion të ri, me një staf të ri, me burime njerëzore të jashtëzakonshme, një njeri i cili ka denoncuar pikërisht këtë aferë që ka mbytur qytetarët”,-u shpreh Balliu.
Për të në bashki ka “hajdutë ordinerë” dhe “monstra” që nuk mund të rizgjidhen në pushtet.