Ish-deputeti: Ligjin në Elbasan e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar për vrasjen në Elbasan. Ai hedh akuza të rënda, duke thënë se ligjin në këtë qark e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë. ”Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës. Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve. Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën. Krimi është partneri i saj më i çmuar. Të ndalim çmendurinë e të çmendurin”,-shkruan Boçi.

Postimi i plotë

ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?