Ish-deputeti-ministrit Lleshaj: Kush të pengon të zbardhësh drogën?

91 kg kokainë e kapur nga autoritetet malteze, që kishin për destinacion Shqipërinë dhe Greqinë, ka nxjerrë ish-deputetin e PD-së, Gent Strazimiri në një reagim ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

”Ndërkohë që ”zbuloje” dhe ”parandaloje” atë ”planin e opozitës” për të ”sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri kokaine të pastër! 91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë! Domethënë 1 ‘Rinas’ kokainë 3 herë rresht, o Llesh! Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë”, shkruan Strazimiri.

Më tej, ai ngre pyetjet se kush e pengon ministrin e Brendshëm të gjejë destinacionin, pritësin dhe porositësin? ”Që ‘Rinasi’ (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti ‘organizator’, për më tepër ‘në kërkim’) ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet, po e pranojmë, aq më tepër kur ka një ‘kinez’ në mes. Po destinatarin, pritësin, porositësin e ‘Rinasit’ me kokainë, cili ‘kinez’ të pengon ta gjesh?”, pyet ish-deputeti demokrat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?