Ish-deputeti shpall kandidaturën për Primaret e PD-së në Kamëz
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani do të prezantojë sot kandidaturën e tij për për Primaret që do të organizojë kjo forcë politike për Bashkinë e Kamzës.
Selia blu njofton se në orën 11, ish-deputeti do të dalë para mediave për të publikuar platformën e tij për qytetin që drejtohet nga Rakip Suli.
Emri i Dogjanit është i pari që ka dalë për Bashkinë e Kamzës, ndërkohë që në media është përfolur edhe emri i Xhelal Mziut, deputetit që fillimisht ishte pjesë e grupit të Alibeajt dhe prej disa javësh ka kaluar në grupin e deputetëve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

