Ish-deputeti: Shqipëria është nën “grusht shteti”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një reagimi në “Facebook” shprehet se Shqipëria ndodhet nën “grushtin e shtetit”. Demokrati rendit një sërë zhvillimesh, të cilat sipas tij përligjin faktin se Shqipëria ndodhet përballë një realitet të tillë.
Shehu pohon se në një vend si Shqipëria ku mungon Gjykata Kushtetuese, kur Presidentit nuk i jepen shpjegimet për vendosjen e forcave të ushtrisë në Rinas, qytetarëve kanë si domosdoshmëri mbrojtjen e demokracisë.
Reagimi i plotë:
“Shqiperia është nën një “Grusht Shteti”!
- Sot kemi një Parlament të mbushur me deputetë pupace “te peshkuar” në mënyrë antikushtetuese nga ”thellesite” e listave, për të plotësuar vendet bosh e “ndërtuar” një opozitë në 3D.
- Kemi një zv.ministër të Jashtëm, që po në mënyrë antikushtetuese “përfaqëson” vendin si Ministër.
Ndodh një dislokim forcash të ushtrisë e marrje nën kontroll prej tyre të aeroportit civil të vendit duke refuzuar publikisht t’i jepen qoftë dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.
- Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmërisë, bazuar kjo në Kushtetutën tonë.
- Mungon Gjykata e Lartë.
- Besoj se kaq mjafton, për të mos vazhduar më tej më shkelje të drejtash themeltare të njeriut, të prones, lirive, strukturimit institucional etj., etj. Në këto kushte mbrojtja e demokracisë kthehet në domosdoshmeri popullore”.
KOHA JONË SONDAZH

