Ish-deputeti zbulon skenarin e opozitës: Protestë pa afat

Teksa ka nisur protesta e opozitës përpara kryeministrisë, ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka dhënë indicie se qëndresa do të vijojë për disa ditë, duke konfirmuar zërat se mund të ketë vendosje të çadrave në disa prej institucioneve kryesore në vend.

“Protestuesit do të rrinë këtu, sot nesër pasnesër, derisa të ikë, kemi marrë masat të mbrohemi ndaj gazit, ujit dhe gjithçkaje tjetër”, u shpreh Baçi në mikrofonin e Fax News.

Bëhet me dije se brenda PD-së ka skenarë për ngritjen e tre çadrave pranë kryeministrisë, pranë Ministrisë së Brendshme dhe pranë Kuvendit, po ende mbetet e pakonfirmuar një masë e tillë radikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga burime policore mësohet se janë angazhuar rreth 1600 efektivë që do të jenë në terren, ndërsa leja për tubimin përfundon në orën 23 e 59 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si në të gjitha protestat e mbajtura pas djegies së mandateve, në radhët e Policisë ka pasur informacione se mund të ketë skenar për dhunë, por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga selia blu.

Ende nuk dihet nëse do të ketë fjalime nga ana e përfaqësuesve të opozitës, ndërsa derimë tani janë publikuar dhe disa nga simbolet e protestës siç janë çadrat me mbishkrimin ‘’Rama ik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?