Ish-deputetja denoncon skandalin me minorenet brenda komisariatit 4
Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon skandalin e radhës me atë çfarë po ndodh me minorenet brenda komisariatit numër 4 në Tiranë, që “u arrestuan” nga policia tre ditë më parë nga revolta e banorëve të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve u pridhën padrejtësisht nga INUK-u në bashkëpunim me policinë e cila i nxori me forcë nga banesat duke përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.
Përmes një fotografie të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tabaku, e cila e ka ndjekur situatën që prej fillimit të saj pak muaj më parë, shprehet se minorenet përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta.
“Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit”, thotë Tabaku.
Denoncimi i Tabakut
Skandali radhes.
Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!

KOHA JONË SONDAZH

