Ish-deputetja e LSI-së: Nesër kallëzoj ”Shqiponjat”, për dhunë dhe fyerje
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, u dhunua sot nga Policia e Shtetit. Në orët e para të mëngjesit, pas nisjes së prishjes së Teatrit, Caka u shoqërua në Komisariat. Për mediet, Caka u shpreh se nesër do të bëjë kallëzim kundër forcave ”Shqiponja” për mënyrën e shoqërimit, pasi i akuzon për dhunë dhe fyerje. “Ka një diferencë të madhe mes sjelljes si më shoqëruan dhe asaj në komisariat. Nesër do të bëj padi kundër forcave Shqiponjave, jam dëmtuar dhe jam ofenduar. Në komisariat kam bërë deklarimet e mia. Nuk e kaloj ditën në teatër por reagoi për korrupsionin masiv”.