Ish-deputetja e PD, Duma: Çdo opozitë matet me nivelin e sakrificës

Grida Duma është gjithmonë një nga përfaqësueset më të dëgjuara të Partisë Demokratike. E ftuar në A2 ajo bën një bilanc të aksionit politik të opozitës. Duma pranon se vendimi i koalicionit opozitar për të djegur mandatet ka qenë një zgjedhje e vështirë, që asnjë parti nuk do të donte të arrinte në atë pikë, edhe pse sipas saj “çdo opozitë matet me nivelin e saj të sakrificës”.

Dalja nga sistemi është zgjedhje radikale, “por e shoqëruar nga hapa të mirë menduar”, dhe është gjykuar si “e vetmja rrugë” për të zhbllokuar krizën në vend, që sipas Dumës përtej politikës që ofron një qeveri ilegjitime “ku nuk ka më Parlament” po përfshinë tashmë edhe ekonominë, me një bujqësi në limitet e saj, si dhe sigurinë në vend.

Deklaratat e kryeministrit që sheh një situatë normale nuk i bëjnë përshtypje, madje shton se “ky njeri që nga momenti që ka mbledhur Kongresin, nuk ka fjalë tjetër përtej Opozitës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Rama deklaroi se pret opozitën në sfidën e 2021, ku do të jenë sërish shumicë, dhe këtu Duma thekson se “sikur ta dinim të gjithë si do shkoj ky ngërç, politika do të ishte art matematikor”, dhe që përtej deklaratave arrogante kryeministri është “në pikën më të dobët që ka qenë ndonjë herë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu referuar deklaratave të Matthew Palmer, Duma nënvizon faktin që fjala e tij ishte e fokusuar te reforma në drejtësi me koncepte si “krim, korrupsion dhe llogaridhënie” , një risi kjo e fundit po edhe një sinjal për ata që mbajnë përgjegjësi”, dhe shton se këtu qëndrimet e opozitës me zyrtarin e lartë amerikan puqen totalisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?