Ish-deputetja e PD-së i kthehet Topallit dhe Patozit: Të vendosim tulla jo të heqim

E ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj ka folur për tryezën e sotme të partive politike në kuadër të Reformës Zgjedhore por edhe për tema të tjera të ditës që janë kthesa e opozitës për të pranuar dialogimin me qeverinë,  lënia jashtë listave të kandidatëve të saj në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 nga Basha apo shoqatën në të cilën ajo është angazhuar që pas përfundimit të mandatit të deputetes.

Hajdarmataj tha se palët politike dhe çdo qytetar i anagazhuar ose jo, duhet të vendosë tulla për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit dhe jo të heq.

Ajo i ka konsideruar të padrejta deklaratat e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit për arritjen e konklozioneve mes palëve ditën e sotme.

“Duhej të dërgoheshin disa sinjale që palët të uleshin dhe rasti më mirë ishte ky me Reformën Zgjedhore”.

Hajdarmataj është pyetur në lidhje me qëndrimet e opozitës se nuk do të pranonte të dialogonte me këtë qeveri dhe me Edi Ramën kryeministër për të cilën dha këtë përgjigje:

“Unë kam qenë në grupin parlamentar dhe kemi qenë dakort të gjithë se në situatën në të cilën ndodhej vendi dhe me arrogancën me të cilën qeverisej. Ato hapa unë i shoh të nevojshëm të marrë nga Partia Demokratike. Pavarësisht kostove të mëdha unë mendoj se kanë qenë të detyruara. Ky nuk është një lloj dorëzimi se aksionet politike deri më tani kanë dhënë disa fryte, po ju kujtoj ligjin e dekriminalizimit. Shumë nuk e kanë mbështetur por ama të gjithë sot e pranojnë pavarësisht se përpiqen të fshihen, dhe ajo mazhorancë nuk e fsheh dot të çojë në pozita të larta persona me të shkuar kriminale. Po të mos ishte kjo opozitë ne do të vijonim të kishim figura me të shkuar kriminale në Durrës apo në qytete të tjera që drejtojnë bashkitë.

Askush nuk pret që në vitin 2017 apo në 2020 të vazhdojnë të na servirin personazhe të tilla me elemente kriminale. Lënia e mandateve ka qenë dakortësuar që me grupin tonë deri në vitin 2017 ndërsa u finalizua në vitin 2018.  Asgjë nuk po funskiononte, dhe them se ky presion e nxori të zbuluar mazhorancën e cila u detyrua të bënte ftesa. Unë them se edhe presioni ndaj ndërkombëtarëve është më i shtuar, sepse vendi është kthyer në një precendent jo normal sepse pothuajse drejtohet në të gjitha instancat nga një parti e vetme. Tashmë ka ardhur momenti, dhe ndërsa opozita po deklaron se është gati edhe për zgjedhje, mendoj se duhet të jetë gati për të zgjedhur edhe sistemin”.

Pse u latë jashtë listave nga Lulzim Basha në 2017 në zgjedhjet parlamentare të 2017?

Hajdarmataj: Unë tashmë e kam kapërcyer atë periudhën ku shumë prej nesh pyeteshin për hatermbetjen. Unë nuk e konsideroj veten të lënë jashtë sepse asnjëherë nuk e kam deklaruar karrigen një detyrë që më takon mua dhe se bën askush tjetër. Të gjitha vitet e mija kanë pasur një karrierë profesionale, kam aderuar që herët në këtë parti. Nuk kam pasur asnjë hatërmbetje, sepse di ta gjej veten dhe do vijoj të jem kjo që jam dhe do kontrimbuoj në format e mija për shoqërinë, veten dhe familjen. Unë sot jam në një organizatë, dhe vijoj të jap kontributin tim përmes saj.

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, pas përfundimit të tryezës së sotme kanë reaguar duke ironizuar procesin, a mendoni se mes PD dhe PS ka pasur një marrëveshje të mëparshme?

Hajdarmataj: Nuk e quaj të drejtë asnjërin nga reagimet, sepse gjithkush duhet të japë një kontribut që kriza të zgjidhet. Edhe mazhoranca edhe opozita janë përfaqësuesit tanë që paguhen me taksat tona. Duhet të bëhemi bashkë të vendosim tulla e jo të heqim nga e mira e përbashkët.

Jeni drejtuese e qendrës “Gratë në shërbimin Publik”. Çfarë simbolizon kjo organizatë?

Hajdarmataj: Kur njeriu shkëputet nga një aktivitet duhet të merret me diçka, bashkë me disa kolege kemi krijuar një qendër që merret me fuqizimin e grave dhe vajzave dhe kryesisht përmes edukimit. Duam  ti drejtojmë gratë përmes ngritjes së tyre, të aspirojnë jo vetëm në politikë, pasi janë një aset që duhet të kontribuojnë kudo, në media, shkencë, polici kudo jo në formën e kukullave, por të jenë dinjitoze jo për shkak të kuotavbe por se e meritojnë. Ne përpiqemi të krijojmë modele.

Një grua u vra nga kunati në Paskuqan, ku pavarësisht se kishte urdhër mbrojtjete ai i mori jetën, gjithashtu një rast në Mallakastër një tjetër grua u vra nga tre persona, si i konsideroni këto ngjarje kriminale?

Hajdarmataj: Jemi një shoqëri që vijmë nga kultura jo favorizuese e sjelljes ndaj gruas dhe vajzave në përgjithësi. Si shoqëri vazhdojmë të kemi prapambetje duke i trajtuar si një mall apo provë, kjo na krahason me disa vende të prapambetura dhe shkakton disa paradokse. Unë hyra në Parlament për shkak të kuotave, dhe unë them se një grua, edhe nëse është presidente, deputete a ministre, nuk ndjehet rehat për aq kohë sa të shumta janë gratë dhe vajzat që keqtrajtohen, nga dhuna dhe ekonomia. Shqipëria është vend që hap listat e e vendeve të Ballkanit për dhunën dhe vrasjen ndaj grave. Ajo çfarë nuk funksionon në Shqipëri është mungesa e zbatimit të ligjeve pavarësisht se vit pas viti janë perfeksionuar.

SHKARKO APP