Ish-deputetja në Milot: Dielli i Ramës perëndoi (FOTO)
Opozita po bllokon rrugët e vendit, me mosbindjen civile. Një tjetër protestë po zhvillohet edhe në Milot, ku ka një prezencë të shtuar të policisë, kryesisht asaj rrugore, por edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda shkruan se vullneti i shqiptarëve është i pandalshëm. ”Vullneti i shqiptarëve është i pandalshëm dhe do bllokojë njeherë e përgjithmonë përjetësimin e diktaturës, të varfërisë, të korrupsionit dhe narkoshtetit”,-shkruan Deda në facebook.
Më tej Deda thekson se nuk ka ndalesë dhe as kthim prapa. ”Diktaturat dhe pjellat e tyre bastardë nuk ndalen me slloganë, por vullnetë të bashkuara e vendosmëri. Sot është dita…sot është koha”.
Ish-deputetja thotë se dielli i Ramës perëndoi. ”Dielli i rremë i psikopatit Edi Rama filloi të perëndoi, për të mos u parë më kurrë në horizontin e kombit”.
KOHA JONË SONDAZH

