Ish-deputetja: Skandal, kemi një Kryeministër arrogant

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me vendimin e PS-së për të shkarkuar të gjithë drejtorët në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çupi shprehet se “Mblidhen drejtorët e një qarku në zyrat e partisë shtet dhe sipas mediave do të shkarkohen të gjithë nga detyra.  Arroganca e këtij kryeministri dhe e kësaj partie që pseudodrejtojnë vendin nuk njohin kufinj”.

Postimi i plotë i ish-deputetes

Swiss Digital Desktop Reklama

Skandal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shteti nuk ka më asnji kolonë ku mund të qëndrojë. Çdo gjë është shkatërruar. Ligji ekziston vetëm në letër.

Tashmè 6 vite kanë propaganduar që drejtorët rajonalë emërohen në pozicionet shtetërore me shpallje publike dhe me garë. Sot mblidhen drejtorët e një qarku në zyrat e partisë shtet dhe sipas mediave do të shkarkohen të gjithë nga detyra. Arroganca e këtij kryeministri dhe e kësaj partie që pseudodrejtojnë vendin nuk njohin kufinj. Në fuqi eshte Kodi i Punës. Në fuqi është Ligji për Nëpunesin civil. Ky vend duhet të kete hierarki institucionesh pèr ankim.

Jo. Asnji nga këto. I thërret Ai dhe të gjithë pushohen nga puna. Asnji normë e ligjit nuk përfillet. Faturat dëmshperblyese vazhdojnë e rendojne taksapaguesit shqiptarë me miliona euro vetëm për mosrespektim të normave ligjore që mbrojnë të punësuarit në shtet.
Fajin nuk e kanë ata që ty të dalin të inkriminuar çdo person që zgjedh.

Ata kanë padyshim mëkatet e tyre dhe nuk me dhimbsen fare se kanë pranuar të perdoren kështu nga ky kryeministër, por me dhimbset ligji, shteti dhe vendi ku po shkojmë me këto marrëzi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?