Ish-gazetarët e “KJ” në prag Vitit të Ri. Entoni nuk gjen vend, Anila pa celularë, Sandri me legjendën e futbollit
Enton Abilekaj, ish-kryeredaktor i “Koha Jone”, ka postuar një foto me humor me disa kolegë dhe me shënimin:
“Erdhëm të prenotonim për 31, po ishin të mbyllura. Në 2 janar kishte akoma vend! Gëzuar!”.
Por Abilekajn e “tradhton” stafi i tij që publikon foto tjetër (shiko foton) ku një pjestar i stafit të tij shkruan: “THIRRJE! Të gjithë gangot, politikanët dhe shoferët e dehur të rrinë pushim sot… Jemi pak të zënë ne të Dosja.al
GËZUAR ?? — with Enton Abilekaj, Fjola Graçi, Kejsi Muca, Dezdemona Kolaveri, Artjola Cani, Anesti Barjamemaj and Janula Vila at The Plaza Tirana
Në foto: Analisti i mirënjohur Abilekaj me stafin e tij.
Kurse Anila Basha, tjetër ish-gazetare VIP nga “Koha Jone”, shkruan: “Si përfundim u mblodhëm si fundvit, goca xhaje e goca halle, Bilanci 2019 është i qeshur dhe siç na shihni të gjitha buzen vesh me vesh e kemi, E kur mblidhemi, s’ka celularë, ka vetëm biseda për njera-tjetren, punërat, jetën, fisin”.
Në foto: Anila Basha (në mes)
Ndërsa Aleksandër Çipa, ish-kryeredaktor i “Koha Jone”, ka postuar një foto me legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Vasil Rucin.
Çipa shkruan: Me legjenden e “Flamurtarit” te Vlores sime, kampionin Vasil Ruci. Nje bregas magjik i cili, ne jete te jetes, do te mbahet mend si lojtari i famshem i cili, nga vlonjatet e mi cilesohej, per shkak te talentit te rralle, si “Kopetenti”. Jetegjate e nje Vit te Ri te gezuar paç Mjeshter Ruci! Me zemer, Sandri
Një tjetër, i dalë nga KJ, mbetet edhe Ylli Dylgjeri. Ai me shpotitë e tij me fotomontazhe apo ironitë ndaj kreut të qeverisë, mbetet i kërkuar në Facebook.
Ja se çfarë shkruan për foton e mëposhtëme, Dylgjeri:
“Ky Revolucioni Digital i Ramës që do të fillojë prap me 1 Janar në Administratë, na i bëri edhe maçokët që të mos luajnë më me leshin!”