Ish-gruaja e Avni Metrës: Më ka përdhunuar 14 vjet. Burgun e ka pak
Ish-bashkëshortja e Avni Metrës, 53-vjeçarit që ka jetuar për 18 vjet në Britaninë e Madhe edhe pse kërkohej për vrasjen e dy vëllezërve në Shqipëri, thotë se burgu është shumë pak për të.
Ajo ka treguar për mediat britanike se Metra e ka përdhunuar vazhdimisht gjatë 14 vjetëve të martesës së tyre.
Linda Lami është 38 vjeç dhe ka një fëmijë me 53-vjeçarin që ka kryer vrasjen e dyfishtë në Mat, në vitin 1997. Ajo thotë se Metra duhet “të digjet i gjallë” për vrasjet e kryera.
Në një intervistë për ‘Daily Mail’ ajo tha se Metra kishte kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e kishte denoncuar atë, por autoritetet britanike nuk e kishin besuar.
Metra pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg. Ai ka emigruar prej vitit 1998 në Britaninë e Madhe dhe kishte përfituar një pasaportë si kosovar. Kanë qenë gazetarët e ‘Daily Mail’, ata që kanë zbuluar se Meta ishte dënuar për vrasje në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

