Ish-i dënuari për pengmarrje dhe vrasje, kapet me pistoletë në brez në makinën e blinduar

Më datë 25.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Revolverët”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Almir Ismaili, 41 vjeç, banues në Tiranë

Roland Domi, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar).

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON – Një armë zjarri, pistoletë TT Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?