Ish-i dënuari për vrasje në Këlcyrë rikthehet në burg: I gjenden thasë me kanabis

Një ish-të dënuari për vrasje në Këlcyrë i janë gjetur nga Policia thasë me kanabis në shtëpi gjatë një operacioni policor të zhvilluar dje. Th. T. 57 vjeç, banor në Malshovë, u arrestua sërish.

Pas informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Th.T. dhe në banesën e shtetasit M.Q., në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, Komisariati i Policisë Përmet në bashkëpunim me kolegët e Gjirokastrës u organizuan dhe ushtruan kontroll në banesa,

Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Th.T. u gjetën tre thasë plastmasi me kanabis, 38 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M.Q, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg kanabis si dhe 13 fishekë dhe një çifte pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia kreu arrestimin e Th.T, 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje” dhe të M.Q, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?