Ish-komandanti i forcës elitë: S’marrin urdhër për të qëlluar

Sadetin Fishta thotë se RENEA nuk merr urdhër për të qëlluar. Ata ndjekin procedurën pa u ndikuar nga rrethana të jashtme. RENEA është elita e policisë shqiptare. Ish-reparti 326 në kohën e komunizmit, sot njihet si reparti eliminim-neutralizim i elementit të armatosur. Ish-drejtuesi në këto forca speciale për më shumë se 10 vjet Sadetin Fishta, thotë se të dielën në Bularat efektivët zbatuan vetëm ligjin.

”RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme”, u shpreh Sadetin Fishta, ish-shef i stërvitjes dhe operacioneve, RENEA për ”Top Channel”.

Objektivi i Reneas në operacionin e fundit rastisi të ishte një minoritar grek, por kjo njësi është e trajnuar të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Efektivët e RENEA-s janë të fokusuar tek elementi kriminal dhe jo tek përkatësia e tij. Kur ky element kriminal, rrezikon jetën e qytetarëve, të vetë punonjësve të policisë dhe qëllon me armë drejtpërdrejtë tyre, normalisht që pasojat do jenë fatale”, shton ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave paraprake kjo njësi ka zbatuar të gjitha procedurat standarde si negocimi por viktima nuk iu bind thirrjeve për vetëdorëzim duke vijuar sulmin ndaj policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?