Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur

Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit se ai duhej të kthehej në qeli për të vajtuar dënimin. Dy ditë Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin në 2 vite e 8 muaj ndaj tij për çështjen e tjetërsimit të 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun.

Gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli, bëhet me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Fran Frrokaj dhe 5 persona të tjerë akuzohen për çështjen e tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”. Frrokaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre, kishte ankimuar vendimin e 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Frrokaj u dënua më 4 vjet burgim, por mbi bazën e gjykimit të shkurtuar mori përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg. Ai ka përfituar nga amnistia muaj më parë, duke u liruar.

Fran Frrokajn e sulmuan brenda PD së Lezhës dhe me pas e mori Prokuroria.

SHKARKO APP