Ish-kreu i Emergjencave denoncon aubuzimin me automjetin 360 mijë eurosh, që lëviz në Tiranë dhe nuk kryen asnjë shërbim

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi denoncon një rast, që sipas tij është skandaloz, ku nëpër rrugët e Tiranës po qarkullon një automjet që shërben si vend-komandë e lëvizshme për emergjencat civile.

Përmes rrjeteve sociale, Premçi thekson se ky automjet që ka kushtuar 360 mijë euro nuk angazhohet në asnjë shërbim, por në të shëtisin vetëm dy kapterr të Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës.

Denoncimi i Shemsi Prençit

SKANDALOZE.

Ky automjet që shikoni duke bërë xhiro nëpër rruget e Tiranës, nuk është Autoambulancë, por është Vendkomand Mobile për Emergjencat Civile (shëndetësore).

Ka kushtuar plot 360.000 euro dhe do ishte një luks për Shqipërinë sot që me paisjet që ka, të ishte në dispozicion të koordinimit, drejtimit dhe inspektimit nga ekipi drejtues i Emergjencës Shëndetësore për shkak të Covid -19, pasi breda këtij mjeti ka 5-7 poste pune me të gjitha sistemet (Camera, telefon, TV dhe sistem mbrojtës).

Ndërkohë që në automjet është reklamuar dhe Numri i Unifikuar i Emergjences Evropiane 112. Automjeti nuk angazhohet në asnjë shërbim, por në të shëtisin vetëm dy kapterr të Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës.

Duhet ta dijë Mbreti këtë situatë, në të kundert, ka luksin dhe paisjet e shumta e moderne të lëna vetëm në dispozicion të kapterrave…!

SHKARKO APP