Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo shkon në SPAK
Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqo është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ndërsa ende nuk dihet arsyeja se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK, kohë më parë emri i doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorëve.
Atëherë, Zeqo shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.