Ish-kryebashkiaku i Kavajës në SPAK: Për disa veprime, s’kam akuzë

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Thirrja në SPAK ka lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi. Në dalje nga godina e prokurorisë, ish-kryebashkiaku socialist dha vetëm një prononcim të shkurtër për mediat.

“Isha për disa veprime. Nuk m’u komunikua akuzë”, tha ai, pa bërë asnjë koment më shumë. Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?