Ish-kryebashkiaku i New York-ut bëhet me pasaportë shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, është pajisur me një pasaportë shqiptare. Ky vendim është miratuar përmes një dekreti nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të botuar në Fletoren Zyrtare. Deri tani nuk janë bërë publike informacione shtesë lidhur me arsyet apo procedurat që çuan në dhënien e shtetësisë. Pasaporta shqiptare i është dhënë Adamsit me kërkesën e tij. Ai kishte zhvilluar më herët një vizitë në Shqipëri, në tetor të vitit 2025. Gjatë periudhës kur shërbente si kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, Adams ka shprehur shpesh vlerësim dhe simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?