Ish-kryeministri Berisha mesazhi për familjen Kupi: Luftoi me guxim dhe trimëri të rrallë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Hyrije Kupit, vajzës së Abaz Kupit, e ndarë dje nga jeta.

‘Saga e vuajtjeve, sakrificave të Hajrie Kupit, bashkëshortit të saj Viktor Dosti, djali i intelektualit te shquar, nacionalistit dhe drejtuesit të Ballit Kombetar, Hasan Dostit dhe fëmijëve të tyre gjatë kalvarit komunist 46-vjeçar, janë një epope e vërtetë e qëndresës së pamposhtur dhe frymëzuese për vlerat dhe idealet më të larta fisnik të njeriut’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ngushëllim!

Miq, dje u nda nga jeta Hajrie Kupi, vajza e tribunit popullor Abas Kupi, burri qe nisi rezistencen ndaj pushtuesit qe ne oret e para te sulmit fashist dhe lufoi me guxim dhe trimeri te rralle per lirine kombetare te shqiptareve gjer ne çlirimin e tyre.

Abaz Kupi pas lufte do vazhdonte perpjekjet per permysjen e rregjimit stalinist ne Shqiperi kurse Enver Hoxha do te mbante peng ne kampet e perqendrimet dhe burgjet Hajrien dhe te gjithe familjen e nderuar te Abaz Kupit.

Saga e vuajtjeve, sakrificave te Hajrie Kupit, bashkeshortit te saj Viktor Dosti, djali i intelektualit te shquar, nacionalistit dhe drejtuesit te Ballit Kombetar, Hasan Dostit dhe femijeve te tyre gjate kalvarit komunist 46 vjeçar, jane nje epope e vertet e qendreses se pamposhtur dhe frymzuese per vlerat dhe idealet me te larta fisnik te njeriut.

Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes, te afermve dhe miqve te familjes te te ndjeres Hajrie Kupi dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i saj te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!

SHKARKO APP