Ish-Kryeprokurori Rakipi: Varësia e BKH është komplekse
Varësia e Byrosë së Hetimit, vijon të jetë një nga çështjet komplekse të reformës në drejtësi. Kjo ka qenë edhe kryefjala e tryezës konsultative për reformën në drejtësi që po zhvillohet në këto momente.
Problematika e varësis së BKH nuk ka të bëjë me varësinë nga Prokurori Special, por mësë shumti në raportet e brendëshme të BKHsë, si dhe në raport me Prokurorinë e Përgjithshme.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, u shpreh se ende BKH vijon të shihet në këndvështrime të ndryshme, pasi sipas tij, çështja e varësis është mjaft komplekse.
“Kriteret e përthithjes së prokurorëve synojnë drejt profesionalitetit. Kriteret e përgjithshme janë si për çdo individ. Çështjet e sigurisë bëjnë përshtypje si për sigurinë e gjyqtarvë dhe prokurorëve. Ligji trajton elementët e sigurisë së brendshme. Shteti ka nevojë që siguria e personave që merren me këtë të jetë maksimale. Theksohen elementët e kontrollit të vazdhueshëm për ata që janë dhe që do vinë në strukturat e drejtësis. Këtu përfshihet edhe kontrolli i të afërmve. Marrdhënia e Prokuroris me Policinë është pika nevralgjike. Ndërsa sa i përket Byrosë së Hetimit ajo është në varësinë e prokurorit të posaçëm, por është komplekse”, shprehet Rakipi.
KOHA JONË SONDAZH

