Ish-kryetari i PD-së i kujton Rudina Hajdarit: Azemi nuk është përjashtuar asnjëherë nga partia
Ish-kryetari i Partise Demokratike, Tritan Shehu ka hedhur poshtë deklaratat e deputetes Rudina Hajdari, që deklaroi se babi i saj është përjashtuar dy herë nga partia.
Në një prononcim për Politiko.al, Shehu sqaroi shkurtimisht se Azem Hajdari është larguar nga grupi parlamentar i partisë, por nuk është përjashtuar asnjëherë siç ajo pretendon.
“Jo, nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike. Është nxjerrë nga Grupi Parlamentar i PD për një periudhë kohore”, sqaroi Shehi.
Në ndryshim nga babai i saj, Rudina rezulton gjithashtu të mos ketë qenë as anëtare e Partise Demokratike që nënkupton se çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike
Në prononcimin e saj për ‘Zërin e Amerikës’, Hajdari pranoi se do dilte kundër vendimit të Asamblesë Kombëtare të PD duke mbajtur mandatin e deputetes.
KOHA JONË SONDAZH

