Ish mininistri Demiraj takim zyrtar me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin

Ish- ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj gjatë ditës së sotme ka udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryeparlamentarit z. Talat Xhaferi.

Komunikimi dhe Bashkëpunimi, togfjalëshi që shoqëroi gjithë takimin nga një Lider Shqiptar shembulli i të cilit padyshim duhet ndjekur!Shqiptarët në Rajon e jo vetëm janë një faktor shumë i rëndësishëm, pa të cilët nuk ka as të shkuar e as të ardhme! – shkruan ish ministri Demiraj në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës më shoqëruan Z. #Nagip_Fejzo, Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Z. #Ermal_Jauri Kryetar i George C. Marshall Albania.
Në fokus të bisedimeve ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe jo vetëm mes dy vendeve si dhe në veçanti ndërmjet faktorit Shqiptar në Rajon, gjë e cila u sigurua dhe nga Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Xhaferi. 🇲🇰🤝🇦🇱
Koha ka treguar që të bashkuar mund të ç’bëjmë dhe të tejkalojmë çdo keqkuptim apo pengesë të së kaluarës, gjithmonë me vizionin drejt një të ardhme më të mirë e të sigurtë për fëmijët tanë.
I shpreha bindjen Kryetarit Xhaferi për një bashkëpunim më intensiv dhe gjithëpërfshirës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes pas datës 25 Prill ✌️ mes dy vëndeve tona.
Në përfundim të takimit pata kënaqësinë ti dhuroj Z. Xhaferi dhe Z. Fejzi disa nga botimet e mia të kolanës mbi terrorizmin dhe gruper terroriste, për të cilat ai më shprehu vlerësimet më të larta.

SHKARKO APP