Ish-ministrat dhe figurat e PS-së në burg, Rama: Këdo që më ka ngrënë mua pas shpine…

Gjatë fjalës së Asamblenë e PS-së, Edi Rama foli edhe për ish-deputetë dhe ish-ministrat e PS-së që janë në burg. Kreu i qeverisë i ka dhënë përgjigje komenteve nëse Edi Rama ka përgjegjësi morale për këta figura. Rama u shpreh se nuk mund ta përdorin flamurin e PS-së për ta përdorur si letër higjienikë e të fshijnë bajgat e korrupsionit.

”A kam përgjegjësi morale në këtë mes? S’kanë faj që më pyesin për këtë! Ma dëgjoni se janë shumë pak ato socialistë që thonë Rama të lëshon, Rama s’të mbron. Kam një përgjegjësi morale. Përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zmbrapsem, sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e meritojnë shqiptarë. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar!

Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë.

Këdo që më ka ngrënë mua pas shpine, që ka ngrënë pas shpine këtë parti, që ka ngrënë pas shpine një popull të tërë, që na kanë dhënë votën, juve dhe mua. Jo që nuk më shkon në mendje që të mbaj baltën e kujdo mes nesh, që fjalët e mija të stërpërsëritura, 100 herë publikisht, 1000 herë mes nesh, në mbledhje sa në parti dhe në qeveri”,-thamë tej Rama.

SHKARKO APP