Ish-ministri Avenir Peka i bindur: Do të ketë “Plan Marshall” për Ballkanin

Ish zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka foli në emisionin Now me Erla Mëhillin mbi zhvillimet e fundit në SHBA dhe rolin e adminsitratës së re atje në konfliktet globale. Peka u ndal te zhvillimet në Ballkan dhe nëse zgjedhja e Richard Grenellit nga Trump si dërguar për misione speciale do të ketë ndikim në konfliktin Ballkanik mes Serbisë dhe Kosovës. Ai u shpreh i bindur se për Ballkanin do të këtë një “Plan Marshall”.

”Nuk e besoj se Ballkani do të jetë në tavolinën e zgjidhjeve të krizave që në ditët e para të administratës Trump. Në fillime jo, sepse ka sfida të tjera më të mëdhaja ku zoti Grenell do të jetë i zënë me ato kriza sesa të merret me çështjen e Kosovës.

Krizat si kjo në Ballkan por dhe botërore kërkojnë një qasje që do të shkojë përtej personaliteteve individuale.

Qasja drejt Ballakanit do të jetë insitucionale por mendoj që do të ketë një marrëveshje “Washington 2” që do të jetë “Washington 1″ në steroide. Dhe administrata e re në paketën e zgjidhjes në Ballkan do të ketë si bosht ekonominë dhe unë jam i bindur dhe besoj se do të këtë një “Plan Marshall” për Ballkanin”, tha Peka.

SHKARKO APP