Ish-ministri dhe ish-sekretari përgjithshëm: Nuk kemi patur dijeni për procedurat e tenderit të policisë!
Ndërkohë që 8 ish punonjës dhe punonjës të ministrisë së brendshme ndodhen në burg për tenderimin e uniformave të policisë së shtetit për shumën 23 milionë euro, ish-ministri brendshëm Sandër Lleshi dhe ish- sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca kanë mohuar se dinin për procedurat e tenderimit.
“Unë nuk kam pasur dijeni mbi procedurat konkrete, pasi procedurat konkrete ndiqen nga një agjenci e krijuar me VKM të posacme, e cila ndjek të gjitha procedurat e prokurimeve në mënyrë të përëndruar për të gjithë institucionet shtetërore, jo vetëm për Ministrinë e Brendshme. Pra, unë nuk kam pasur dijeni proceduriale, për hapat proceduriale që mndodhin në këtë procedurë konkrete. Sigurisht që kam pasur dijeni në kuptimin e shpenzimit të fondit apo mundësisë për të ardhur uniformat në magazinat e policisë së shtetit pasi ishte një mall i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Në këtë kuptim kam pasur informacion a po ndodh. Kaq. Unë nuk kam pasur dijeni konkrete për hapat e kësaj procedure” u shpreh Ndrecaj, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së brendshme.
Ndërsa ish-ministri brendshëm Sandër Lleshi deklaroi se ““Unë personalisht kam kërkuar publikisht nga foltorja e Kuvendit në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshendetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me të janë për t’u refuzuar. Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha kurrfarë autoriteti ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve te Përqëndruara, përfshirë natyrisht edhe atë për uniformat e Policisë së Shtetit. Sistemi i prokurimit në Shqiperi ka autoritetet e veta te administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol” – tha Lleshaj.
Pyetja shtrohet se si ka mundësi që disa zyrtarë të ministrisë së brendshme të firmosnin për tenderin prej 23 milionë euro pa pyetur dikë më lart se ata?!
Po cili është “NJESHI” i kësaj pune, vështirë se do zbulohet, porse dihet se 8 zyrtarët do dënohen se kanë firmosur. Urdhërat janë dhënë nga dikush tjetër për 23 milionë euro, ndërsa në qeli ndodhen vartësit e rëndomtë, që gjithsesi duhej të mos firmosnin vetëm se i kanë urdhëruar nga lart.
Sandër Lleshi dihet se u largua për vrasjen e një të riu, por informacionet flasin se kishte konflikte me PS-në dhe deputetët e saj.
Apo aludohet nga disa kundërshtarë të tij në PS se ish-ministri kishte dijeni për tenderin? Mundet!
KOHA JONË SONDAZH

