Ish-ministri Drejtësisë mesazh ngushëllimi për familjen Fino: Bashkimi u largua sot kur Shqipërisë i duhen politikanë si ai

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi i është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të PS-së, Bashkim Fino.

Përmes rrjeteve sociale, Halimi thekson se Fino ishte nga të paktët që të krijojnë respekt me mençurinë dhe dinjitetin kur i ke përballë, në ditë të mira e të këqija të politikës.

“Lamtumirë Bashkim Fino!

I trishtuar sot nga largimi yt kaq para kohe nga jeta!

Të paktë ata si ty që të krijojnë respekt me mençurinë dhe dinjitetin kur i ke përballë, në ditë të mira e të këqija të politikës.

Të paktë ata si ty që në Komisionin e Ligjeve debatonin me aq pasion, profesionalizëm e përkushtim për çështjet e pushtetit vendor!

Të paktë ata si ty që dhe në ditët e errëta te politikës linin jashtë baltën, sharjet, fyerjet.

Ti ishe zëri më i moderuar ndër kundërshtarët gjatë gjithë këtyre viteve në komision.

U largove sot, kur Shqipërisë i duhen kaq shumë politikanë si ty me sjelljen e një njeriu normal!

Lamtumirë Bashkim!

Ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë!”, shprehet në mesazhin e tij, ish-ministri Eduard Halimi.

SHKARKO APP