Ish-ministri grek: Europa rrezikon të kthehet te fashizmi i viteve ‘30

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varufakis, e sheh me shqetësim rritjen e ekstremit të djathtë në Europë.

Në një intervistë për Euronews, Varufakis shprehet se partitë nacionaliste të ekstremit të djathtë rrezikojnë ta kthejnë Europën në fashizmin e viteve ’30.

“Ne do të “zgjidhim nga zinxhirët” forca politike demoniake që do të rikrijojnë një variant postmodern të viteve ’30, me nacionalistët dhe ekstremistët e djathtë që po ngrihen në SHBA dhe Europë. Kjo është ajo që po ndodh tani”, është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse Europa ka arritur tashmë në një stad të tillë, ai u përgjigj: “Abolutisht po”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?