Ish-ministri i brendshëm italian publikon videon e RAI-t: Si po prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015
Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar një video në emisionin italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.
Në emër të Lega, Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm
“E pabesueshme. Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit. Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.
https://www.facebook.com/salviniofficial/videos/2752303571489985/
Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus që pushtuar botën.
Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.
“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.”
Kështu niste emisioni i “Tgr Leonardo” më 16 nëntor 2015; ku fundi i emisionit shtronte pyetjen: “A ja vlen rreziku?”.
Ishte një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë me virusin sars të marrë nga lakuriqët dhe pneumoni akute të marra nga minj duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit”.
“Mbetet i mbyllur në laboratorë, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi; por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh“, thuhet në atë emision, i rikthyer sot në vëmendje nga mediat italiane.
Sipas emisionit, koronavirusi gjendet tek lakuriqët e llojeve mjaft të zakonshëm, të quajtur “Hundë patkua” të prekur me virusin Sars, që shkakton pneumoni akute megjithëse jo në mënyrë fatale tek minjtë, ndërsa proteina e bën hibridin të përshtatshëm për të prekur njerëzit, konfirmonte eksperimenti i atëhershëm.
“Me të vërtetë pikërisht kjo molekulë e quajtur SHCO14- vazhdon emisioni- lejon koronavirusin të bashkohet me qelizat tona të frymëmarrjes, duke nxitur sindromën.
Sipas studiuesve, organizmi, ai origjinal dhe madje edhe më shumë ai i krijuar në laborator, mund të infektojë njerëzit direkt nga lakuriqët, pa kaluar nëpër një specie të ndërmjetme siç është miu.
Dhe është pikërisht kjo mundësi që ngre shumë polemika. Vetëm një vit më parë qeveria amerikane pezulloi fondet për kërkime që synonin t’i bënin viruset më ngjitëse por moratoriumi nuk ndaloi punën e kinezëve tek Sars, e cila ishte tashmë në një fazë të përparuar dhe e konsideronin jo aq të rrezikshëm.
Për një pjesë të botës shkencore, shanset që virusi të kalojë tek njerëzit do të ishte i parëndësishëm në krahasim me përfitimet. Por ja që bota po dridhet nga ky virus duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe qindra mijëra të tjerë pozitiv me këtë virus vdekjeprurës.