Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri kaloi natën e parë në burgun 313, Tiranë. Ai survejohet non stop

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kaloi natën në burgun 313, pas vendimit që dha dje Apeli i GJKKO-së duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Sajmir Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërsa është nën kontroll të plotë.

Mësohet se i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba. Ndërkohë janë shtuar rojet e sigurisë në katin ku ndodhet ish-ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të rezervuara thonë se kundërshtarët e tij në PS mbrëmë kanë festuar në një lokal VIP në qendër të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?