Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati kundër Ramës…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kritikoi qëndrimin dhe deklaratat e Ramës i cili tha se do të votohet një rezolutë që shpall Iranin shtet që nxit terrorizimin.
Reagimi i plotë:
“Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo retorikë të bazuar në frikë.
Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë.
KOHA JONË SONDAZH

